Largimet janë kryefjala e këtyre ditëve të fundit në Superiore, me skuadrat, që kanë vendosur të zgjidhin çështjet me lojtarët aktualë e më pas të mendojnë për afrime.
Te Dinamo, Dejvi Bilali ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me Dinamon. 24-vjeçari e konfirmuar këtë në një postim në rrjetet sociale. Ai lë klubin blu pas vetëm 6 muajsh, kur erdhi nga Vora.
Mesfushori u aktivizua në 13 ndeshje dhe 10 prej tyre i nisi nga minuta e parë. Një tjetër largim ka ndodhur te Teuta, aty ku braziliani Iran Junior ka vendosur të lërë klubin kampion.
Ai erdhi nga Besa e Kavajës në merkaton e verës, por aventura me Teutën nuk ishte ajo që pritej. Mesfushori zhvilloi vetëm 10 ndeshje në Superiore këtë sezon, pa shënuar asnjë gol. /abcnews.al