Gjira Kajtazi bëri bujë pak ditë më parë me deklaratën ndaj Melinda Ademit, të cilën e kritikonte për klipin e ri, që erdhi vetëm pak muaj pas vdekjes së nënës së saj. Debati i madh që u shkaktua në rrjet detyroi reperen të reagonte sërish duke thënë se ishte sqaruar privatisht me Melindën.
Por së fundmi, Gjira ka reflektuar dhe ka pranuar se ka gabuar ndaj Melindës, së cilës i ka kërkuar falje publikisht. “Të jesh e fortë don me than edhe ti kërkosh falje një personi, kur gabon…këto ditë kam mendu për fjalët që i kam shpreh rreth Melindës.
LEXO EDHE: Reperja shqiptare sulmon Melinda Ademin: Në Mars i vdiq nëna, në maj del dhe përdridhet
@melindaademi: më vjen keq që mora të drejtën me u përzi në veprimet e tua. S’ka qenë qëllimi im me t’lëndu a ofendu në kohën më të vështirë të jetës tënde. Më fal nga zemra…Ky status vjen nga bindja e veprimit tim të gabuar.”. ka shkruar Gjira. /abcnews.al