U përfol se u nda nga Shkëlzen Berisha, reagon për herë të parë Armina Mevlani

schedule22:45 - 9 Qershor, 2021

schedule 22:45 - 9 Qershor, 2021

30-vjetori i Armina Mevlani u kthye në qendrën e mediave rozë. Në festën që blogerja kishte organizuar me temë “Under the sea” (nëndet) tërhoqën vëmendje detajet, edhe sigurisht Armina që ishte e veshur si një sirenë.

Mirëpo, ajo që u komentua më së shumti ishte mungesa e partnerit të saj, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenit. Madje u tha edhe që çifti i kishte dhënë fund lidhjes së dashur.

Por vetëm një orë më parë, ka reaguar vetë Armina, e cila ka hedhur poshtë zërat për një ndarje. Ajo ka postuar në Instagram një video nga mbrëmja e ditëlindjes, ku shfaqet duke kërcyer në mënyrë romantike me Shkëlzenin.

“Kulmi i ditëlindjes time. Ndihem me fat për dashurinë që marr”, ka shkruar Mevlani krahas videos./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Armina Mevlani (@armina_mevlani)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!