Maurizio Sarri do të jetë trajneri i Lazios në dy sezonet e ardhshme. Bisedimet e shumta mes drejtuesve Lotito-Tare dhe agjentit Fali Ramadani janë finalizuar me një akord deri në vitin 2023.
62-vjeçari ka firmosur kontratën me klubin italian, që ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të zyrtarizuar marrëveshjen. Një emoji cigare ka postuar Lazio në Twitter.
?
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) June 9, 2021
“Kush ka për të ndezur?”, lexohet në postimin e bardhekaltërve, që i referohen fiksimit të trajnerit për të konsumuar cigare.
Chi ha da accendere? ?
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) June 9, 2021
Rikthim në Serie A për Sarrin, i cili ka drejtuar më parë skuadrat e Empolit, Napolit dhe Juventusit. Me këta të fundit fitoi titullin kampion (2020). /abcnews.al

