Flet për ABC investitori shqiptar i Bitcoin: Isha 17-vjeç, e fillova me 2 copë nga 1200 euro

schedule21:05 - 8 Qershor, 2021

schedule 21:05 - 8 Qershor, 2021

Ashtu si e gjithë bota Shqipëria është përfshirë në prodhimin dhe përdorimin e monedhave virtuale por kryesisht bitcoinit me e famshmja ndër to.

Vetting solli sot në ABC të dhëna që konfirmojnë se vendin tonë bitcoini prodhohet dhe ky treg gjithmonë e më tepër po merret në kontroll nga njerëz të lidhur me politikën.

Shumica e shqiptarëve e shohin si mjet për tu pasuruar shpejt , por a është e mundur kjo? Ekspertët shpjegojnë se duhet investim i madh që të kalohet në fitim.

Një investitor 21-vjeçar rrëfen për Vetting në ABC, se gjithçka nisi në 2017. Ai disa para që i kishte mbledhur nga puna që bënte në internet dhe në Facebook i kishte investuar në blerjen e bitcoin.

Ai tregon se kishte blerë fillimisht 2 bitcoin me nga 1200 euro secilën ndërsa sot ai tregon se zotëron disa bitcoin, por numrin konkret preferon të mos e bëjë publik.

“Une jam 21 vjec nga Tirana. Qe kur isha 14 vjec kam nisur te merrem me online marketing dhe merresha me shitje-blerje faqesh facebooku dhe webe. Krijoja web faqe dhe postoja lajme ne keto faqe facebooku qe kisha, ndersa ne faqe vendosje reklama te Google Adsense qe atehere sillnin shume lek. Kam punuar 2-3 vjet me Google ne menyre intensive dhe pjesen me te madhe te atyre lekeve e kam fut ne kriptovaluta. Atehere me dukej se po rrezikoja shume por ngushellohesha me faktin qe leket po i fitoja lehte dhe po fitoja shume, keshtuqe edhe po i humbja nuk po rrezikoja shpine. Aktualisht kam disa bitcoin, disa Ethereum dhe disa ripple. Numrin e sakte se them dot. 2 bitcoinat e pare i kam ble ne 2017, kur isha 17vjec dhe cmimi ka qene diku te 1200 euro per cope. Edhe me pas kam blere edhe ca bitcoin me cmime 4000 euro, me 5500, etj. Kam blere dhe Ethereum dhe ripple por rritja te ata ska qene kaq sa e bitcoin. Ripple psh e kam blere para 3 vitesh me shtrenjte sec eshte sot, pra aty jam me nje humbje te vogel. Por keshtu e ka kjo pune. Une tani jam student dhe pasi te mbaroj shkollen dua qe ne nje moment te shes nje pjese te kriptovalutave qe kam e te nis biznesim tim ndersa nje pjese do e mbaj dhe do rrezikoj deri ne fund. Synimi im eshte disa bitcoin ti shes kur te arrij vleren 100 mije euro, po e arriti normalish (hahah qesh) dhe tjeret ti mbaj akoma… ” tha i riu. e.l/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!