Misteret e Bitcoin në Shqipëri, dëshmitë dhe zonat ku prodhohet

schedule20:57 - 8 Qershor, 2021

schedule 20:57 - 8 Qershor, 2021

Paraja është sot gjëja më e rëndësishme në botë dhe gjithë kohën është e mbështjellë nga një mister , i cili e ka shoqëruar gjithmonë. Ajo ka ndryshuar formë por vlera dhe ndikimi i saj në jetët tona ka qenë i njëjtë dhe jo në të gjitha rastet për mirë.

Në fillim kur njerëzit jetonin në fise ishte shumë e thjeshtë pasi këmbimi bëhej mall me mall. Duke u zhvilluar njerëzit filluan të dilnin nga fisi dhe tashmë duhej që të kishte vlerë në këmbim të asaj që do blihej apo shitej. Për këtë u krijuan monedhat gati 2500 vjet me parë. Fillimisht paraja nuk lindi nga shteti por nga nevoja e tregjeve për tu zhvilluar dhe monedhat u përdorën për të shkëmbyer mallrat. Por mbretërit e kuptuan shpejt pushtetin e monedhave dhe filluan ti prodhonin ata, duke e lidhur fort pushtetin me paranë dhe duke e centralizuar atë. Por shpejt ato filluan të zhvlerësohen për shkak se mbretërinë nuk i prodhimin me në ar dhe argjend, por në metale pa vlerë.

Në kushte të tilla tregtarët gjetën një forme tjetër dhe ishte e bazuar fillimisht në premtimin e dikujt për të paguar. Në shekullin e 14 familja Medici në Firenze ishte e para që krijoi vlerën e parasë letër dhe makinën e parë të prodhimit parasë. Pas kësaj ata  bënë familja më me ndikim në Itali, por jo vetëm  duke arritur deri aty se të zgjidhnin dhe disa papë. Ndikimi i tyre ishte i shtrirë në të gjithë Europën vetëm falë parasë.  E njëjta gjë ndodhi edhe në vendet e tjera europiane duke krijuar edhe bankat e para. Më pas këto banka dhe familjet e  pasura filluan ti jepnin borxhe mbretërve për shkak të financimit të luftërave. Në këtë mënyrë lindi edhe borxhi i shteteve.

Paraja letër erdhi në formën që në e njohim si krijim i tregtarëve dhe nën pushtetin e shtetit dhe bankave. Të vetmit që e prodhojnë janë qeveritë, ndërsa bankat menaxhojnë të gjithë veprimtarinë duke filluar nga pagat, blerjet, shitjet dhe borxhet qoftë të qeverive apo individëve. Në këmbim të çdo veprimi bankar si qeveritë ashtu edhe individët duhet ti paguajnë bankave interesin apo komisione. Ky lloj sistemi na çoi në disa kriza ekonomike , me e afërta ajo e 2008 ku disa banka mjaft të rëndësishme në botë falimentuan , sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtij vendi  iu desh të ndërhyje duke prodhuar para për ti injektuar në ekonomi.

Por cili ishte thelbi i kësaj krize ? Sot paratë e të gjithëve ndodhen në llogaritë bankare duke shfaqur në telefona apo bankomate  vlerën që ndodhet në të. Por ato janë thjesht numra pasi bankat i transferojnë duke ia dhënë dikujt tjetër në formën e kredisë, për të bërë më shumë para . E gjithë kjo sipërmarrje është  e bazuar vetëm mbi premtimin e dikujt se do ti kthente paratë pasi kishte plan biznesi apo një punë që i sigurt të ardhura të mjaftueshëm për të paguar detyrimet. Por biznesi falimentoi dhe solli një reaksion zinxhir duke humbur miliona vende pune dhe rrjedhimisht pamundësi për të paguar bankat.

E sollëm këtë evolim të parasë për të kuptuar se kush e ka pushtetin mbi të dhe si mbërritëm në këtë sistem që kemi sot, i cili është kontrolluar dhe centralizuar dhe gabimet nga ky sistem janë të shpeshta.

Dorian Kane: Ishte si zgjidhje në kohën e atëhershme. Pas krizës që ndodhi në Amerikë me pronat. Ishte një mënyrë e transferimit të parave pa një ndërmjetës dhe e pa manipuluar e njerëzve që mund të kishin kontroll në këtë treg.

Por diçka do të ndryshonte pas krizës së vitit 2008. Në gusht të atij viti do të krijohej në internet domeini “bitcoin.org”. Ne janar të 2009  Satoshi Nakamoto të cilit nuk i dihet identiteti i vërtetë do të lëshonte në internet softuerit e monedhës së parë digjitale bitcoinit. Programi ishte i hapur për të gjithë dhe secili mund ta aksesonte duk krijuar një portofol dhe pajisesh me një numër identifikimi. Askush nuk ka monopolin mbi të madje as Satoshi Nakamoto.

Kjo pavarësi sigurohet nga rrjeti “peer to peer” ose nga një pikë në një pikë dhe kjo funksionon brenda asaj që quhet “blockchani” që në shqip mund të përkthehet si një libër ku regjistrohen të gjitha transaksionet e bitcoinit.

Dorian Kane: Rrjeti “blokchai” është një “database” madhe që nuk ka mundësi që ti të fshish transaksione. Ti thjeshtë shkruan transaksione.  Të reja. Pra kalimin e një “bitcoin” nga personi A tek personi B. Shkruhet në këtë “database”. Dhe ata që bëjnë “meanig” janë personat ndërmjetës që verifikojnë këto transaksione. Që verifikojnë se ky transaksion është i ligjshëm dhe personi A e ka një sasi “bitcoini” dhe po e kalon tek personi B dhe si shpërblim merr një shumë që është midis këtij transaksioni.

Kjo lloj teknologji nuk ka një kompjuter qendror dhe të gjitha njësitë  janë të lidhur më njëri-tjetrin falë kësaj teknologjie. Në këtë mënyrë shmanget edhe piratimi i pasi është i pamundur që një numër kaq i madh kompjuterash të korruptohet.

Pasi ke krijuar një portofol ti mund të fillosh të blesh bitcoin me para përdoruesve të tjerë të kësaj monedhe, të cilët janë të gatshëm ta shesin atë. Kjo është një nga mënyrat nga të cilat ti mund të bëhesh pronarë i kriptovalutës. E para është duke investuar paratë e tua aty duke ia blerë atij që e shet  në baze të çmimit të kriptovalutës.

Mënyra tjetër nga e cila ti mund të bëhesh pronarë i monedhës digjitale bitcoin  është duke punuar për ta fituar atë. E thënë ndryshe duke zgjidhur algoritme matematikore të cilët përkthen në bitcoin për atë që i zgjidh. Shpërblimi vjen nga vetë sistemi në bazë të zgjidhjeve që ti bën. Por për ta bërë këtë duhen kompjutera specifik me karta grafike të mëdha dhe pajisje të tjera të cilat kushtojnë mijëra euro. Këta kompjutera duhet të jenë në punë 24 orë dhe nuk duhet të shkëputen nga rrjeti. Sa më shumë algoritme të zgjidhin aq më shumë bitcoin fiton. Tregu i kriptovalutave është e vështirë për tu llogaritur por monedha me e njohur bitcoin ka një vlere përdorimi miliarda dollarë. Kjo monedhe prodhohet në bazë të një algoritimi dhe limiti është 21 milion , deri tani janë prodhuar rreth 19 milion. Aktualisht sot në botë prodhohen 900 bitcoin në ditë dhe shifra do të vijë duke u ulur deri në 450, pasi llogaritja është bërë e tillë nga sistemit. Është e paqartë se çfarë do të ndodhë kur nuk do të mund të prodhohet  , por deri atëherë do të duhen edhe disa dekada.

Paraja dixhitale  tashmë është realitet i pakthyeshëm aq sa specialistët e fushës shprehin sigurinë që ajo nuk mund të ndalohet.

Gentian Progni: Është e pamundur të ndalohet teknikisht. Se mënyra se si funksionon transaksioni është e pamundur të gjurmohet dhe të dijë se ku është ferma që bën transaksionin.

Fation Ceka: Stopimi i diçkaje që nuk ndalohet është e vështirë.

Dorian Kane: Nuk mund të ndalohet për faktin se e gjitha është e ndërtuar nga njerëzit. Dhe nëse shtete mundohen ta ndalojnë mjafton dy persona që ta kenë databasen në kompjuterin e tyre dhe çdo transaksion do verifikohet mes atyre personave.

Besmir Semanaj: Është e vështirë të ndalet. Nuk e besoj që do ndalet. Do i rezistojnë kohës. Por nuk duhet të harrojmë se ka edhe nga ata që kanë falimentuar.

 

Por perse njerëzit vendosin ta përdorin kaq shumë dhe cilat janë të mirat e saj ?

Sipas ekspertëve sistemi financiar që ne kemi sot nuk do të ekzistojë pasi monedha digjitale nuk ka nevojë për ndërmjetës , pra bankën. Cilido mund të kryej vetë transaksionet financiare me një kosto shumë më të ulët.

Gent Progni: Një e mirë në kohën e duhur. Sepse teknologjia ka arritur në një fazë që njerëzit kanë nevojë për liri në lëvizjen bankare. Se për një transaksion nuk duhet të presësh një javë por brenda një sekondi.

Dorian Kane: Kjo del në kundërshtim me sistemin që kemi ne aktualisht. Por ka një krijues që e krijon. E vendos tregu. E njëjta gjë po ndodh me Bitcoin. Çmimin e vendos tregu sa kërkesë ka për ta blerë.

Ku është Shqipëria në këtë treg i cili ka pushtuar të gjitha vendet. Është fakt që në vendit tonë përveçse persona të ndryshëm kanë blerë bitcoin, por më në mode prej 5 vitesh në vendin tonë është prodhimi i kësaj monedhe.

Dorian Kane: Kemi hasur në disa persona që prodhojnë. Apo që duan të futen në Bitcoin. Por jo vetëm për Bitcoin por edhe kriptovalutave që mund të prodhohen. Me disa kompjutera që janë të modifikuara me fuqi procesimi shumë të lartë. Ka pasur persona që janë futur dhe kanë 4-5 vjet që kanë në këtë proces. Dhe kanë marrë pajisje më të sofistikuara.

Këto janë disa pamje të kompjuterave që prodhojnë bitcoin dhe ndodhen në Shqipëri. Janë teknologjia me lartë dhe një njësi kushton rreth 18 mije euro. Një kompjuter i tillë prodhon 300-400 dollarë në ditë dhe konsiderohen si një investim i cili është mjaft I vlefshëm për atë që bën. Ky është një investim i cili mund të kruhet nga persona të cilët kanë të ardhura, ndërsa ka dhe kompjutera të tjerë të cilët prodhojnë deri në 1,5 dollar në ditë por që nuk janë të vlefshëm.

Gent Progni: Pajisje të tilla kanë çmime stratosferike. Shkojnë nga 300 euro në 18 mijë euro një pajisje. Një pajisje 300 euro prodhon 1.5 dollarë në ditë në kriptomonedhë. Ndërsa një 18 mijë euro prodhon 300-400 dollarë. Sipas investimit ke edhe eficencë më të madhe.

Është e pamundur që të llogarisësh së sa kompjuetara prodhojnë monedha digjitale në Shqipëri . megjithatë flitet që vendin tonë janë rreth 40 mijë njësi që merren me prodhimin e kriptovalutave.

Gent Progni: Ekzistojnë 40 mijë pajisje dhe 10% e tyre janë të cilësisë më të madhe.

Ashtu si çdo gjë tjetër në Shqipëri edhe në prodhimin e bitcoin po uzurpohet nga njerëz më pushtet dhe të lidhur më politikën. Ndërsa zona kryesore ku prodhojnë këto monedha është aksin Tiranë-Durrës për këto arsye.

Gent Progni: Ka diku tek 6 muaj që qeveritarë të ndryshëm po bëhen miniera. Dhe hotspotet më të më të mëdha janë në Tiranë Durrës.

Thuajse në të gjithë botën ky është një treg i parregulluar. Askush nuk ka asnjë pengese ligjore që të kryeje transaksione mes indivdeve me monedhe vrituale apo ta prodhojë atë. Megjithatë persona të cilët merren duke e prodhuar apo edhe kryer transaksione duke e shitur apo blerë janë të mbuluar nga një lloj misteri, sikur kjo gjë është e ndaluar. Sipas ekspertëve kjo ndodh për dy arsye,. E para është se pjesa më e madhe e këtyre kompjuterave hyjnë në mënyrë ilegale në vend, pa doganë dhe e dyta është se këto makineri kërkojnë shumë energji që të punojnë dhe në shumicën e rasteve energjia vidhet.

Gent Progni: Me logjikë minierën e hap diku ku ka shumë zhvillim se do rritet harxhimi i energjisë. E përdorin në zona industriale ku harxhimi i energjisë është shumë i madh dhe do shumë kohë që të vihet në dukje një shtesë e harxhimit. Duke qenë se ka prodhim shumë të mëdha në këtë qytete nuk është se bie në sy prodhimi.

Gent Progni: Nuk është e jashtëligjshme të prodhosh por mënyra se si prodhohet dhe mënyra se si mund të vijnë pajisjet në Shqipëri. Mund të blesh pajisjet dhe të paguash doganë, je i ligjshëm por mënyra se si promovohet.

Qeveritë të cilat kanë vendosur të rregullojnë numërohen me gishtat e dorës. Shtetet për momentin po hezitojnë që të ndërhyjnë. Por kjo nuk mund të thuhet për Shqipërinë e cila në mesin e vitit 2020 miratoi një ligj për të rregulluar tregun e kriptovalutave.

Besmir Semanaj: Telefonava tre deputetë që i njoh dhe asnjëri prej tyre nuk e dinte se kishte miratuar një ligj dhe nuk e kishte idenë se çfarë është paraja virtuale. Një ligj me nxitim dhe ngrin pikëpyetje se pse u bë ky ligj.

Por kur ka kaluar një vit nga miratimi i ligjit aktet nënligjore ende nuk janë miratuar dhe ligji për momentin është i pa aplikueshëm. Ekspertët kanë disa pikëpyetje se si do të behet kontrolli dhe a mund ta bëjë këtë një vend si Shqipëri më këtë lloj zhvillimi dhe modeli ekonomik që ka.

Gent Beqiri: Edhe një implementim i një ligji modern prapë ka limitet e veta. Të kontrollosh një aktivitet në një linjë kompjuteri apo jashtë vendit kërkon teknologji të lartë. Do vijë nëpërmjet internetit dhe linjë të dedikuar të energjisë.

Debati sot mbi vlerën e kriptovalutave është mjaft i madh.  Ekonomistët dhe financierët tradicionale kanë ngritur pikëpyetje  për përdorimin e kriptovalutës. Kryesorja është luhatja dhe ndikimi i madh i personazheve të ndryshëm në botë, duke bërë që persona të ndryshëm të humbin paratë e investuara aty.  Por për ekspertë të tjerë ky është një treg i vetë rregulluar dhe askush nuk mund të ndërhyje pasi i tillë është sistemi.

Gent Beqiri: Është një treg i parregulluar. Abuziv dhe shumë me luhatje. Si pasojë e një tregu jo të rregulluar dhe spekulimeve të mundshme. Bitcoin nuk është se janë të pranuara për tu këmbyer. Sot në Shqipëri nuk blen gjë. Lë rrugë për abuzime dhe procese apo kalimi i pakontrolluar shfrytëzohet edhe për situata për pastrim parash.

Dorian Kane: Njerëzit i pëlqejnë shumë këtë pjesën e luhatjeve. Në monedhat virtuale mund të kesh 50% lëvizje dhe përfitimet janë të larta. Dhe kjo i bën ata më abuziv në investimet e tyre.

Fation Ceka: Luhatjet të shpeshta nga aktor të jashtëm ndodhin se është një aset i lartë. Paraja e internetit. Kriptovalutat po sjellin evolucionin e parasë në internet. Duke qenë se bota është e ndërlidhur edhe bitcoin tërheq çdo informacion dhe kriptovoalutat janë pasqyrë që ndodhin në botë. Shikon ndikimin e çdo lajmi pozitiv apo negativ direkt. Nuk mund të vendosësh rregullator mbi luhatjet se nuk do ishte monedhë e lirë. Fakti që e bën atraktiv është fakti se nuk kontrollohet dhe nuk lëviz me çmimin apo ta impaktosh. E vetmja mënyrë është ta blesh apo ta shesësh. Është e rregulluar nga sistemi.

Për ekspertët është gabuar që njerëzit ta shohin bitcoinin apo çdo kriptovalutë si diçka për tu pasuruar sa më shpejt. Ata që e përdorin si valutë rrezikojnë të humbin . Ndërsa investitorët e mëdhenj e mbajnë si vlerë investimi, duke qenë se është malli më me vlerë në 10 vitet e fundit.

Fation Ceka: Njerëzit që nuk kanë informacion si bëhen investimet futen me investimet e tyre se shikojnë se bëhet shumë para me këtë. Si aset është me performancën më të mirë në 10 vitet e fundit. Dhe është normale që të tërheqin. Ka 200% rritje në vit. Çdo 4 vite që janë ciklet.

Dorian Kane: Duke qenë se një sasi e madhe parash që mund të fusin në treg rrit fitimin. Nuk e përdor si strategji investimi por si bixhoz duke fituar lek të shpejtë.

Një tjetër pikë ku ka debat të madh është përdorimi i këtyre monedhave për pastrimin e parave nga organizatat kriminale apo personazhe të botës së nëndheshme. Por kjo nuk mund të shihet si një pengesë për paranë digjitale dhe bitcoinin në veçanti për shkak se është monedha më e famshme.

Besmir Semanaj: Bitcoin i ka fillimet në Dark Web. Për krimin  e organizuar për krime etj. Pastaj doli në përdorim të gjerë për qytetarët.

Gent Progni: Përdoren edhe numrat e telefonit për gjëra kriminale por kjo nuk do të thotë që të mbyllim kompanitë telefonike. Pra edhe bitcoin nëse kanë interes do e përdorin. Se përdoret për transaksione për pastrim parash. Se në një portofol nesër i deklaron por kjo nuk do të thotë se është e keqe se e përdorin disa individë për keq.

Por pyetja për situatën ku ndodhet Shqipëria më një ligj të miratuar të pa aplikueshëm dhe me një treg thuajse i gjithi informal, të gjithë prodhojnë fshehurazi bitcoi, a mund ta legalizojë atë ? Në botë ka kompani të licensuara të cilat dhe nuk fshihen por a është gati Shqipëria ta bëj një gjë të tillë që të paktën prodhimi i monedhës virtuale të jetë rregulluar dhe ekonomia të mund të përfitojë.

Fation Ceka: Në rastin e Shqipërisë kemi kapacitetet për të përfituar nga kjo. Për të prodhuar duhet pajisje dhe energji ne i kemi. Mund të jemi vend përfitues nga kjo.

Gentian Progni:  Sistemim me ligj konkret se kemi prodhim elektriciteti. Pse mos ta prodhojmë atë. Shteti mund të hapi ferma të licensuara që të investojë në këtë monedhe. Të japi të rinjve liri të provojnë këto gjëra të reja.

Kriptovalutat kanë duket se kanë ndryshuar mënyrën e përdorimit të parasë siç e njohim ne sot , pasi edhe vetë qeveritë më forta në botë janë duke diskutuar prodhimin e monedhave virtuale qeveritare. Por për një pjesë të ekspertëve kur kjo të behet realitet bitcoini dhe çdo kriptomonedhë tjetër e prodhuar deri tani do të ridimensionohet.

Fation Ceka: BE po e bën amerikanët po e konsiderojnë. Në Kinë janë hedhur hapat. Kjo është rezultat i ekzistencës së kriptovalutës. Kjo nuk do thotë se do jenë gjithmonë do ekzistojnë sa kohë ka interes. Interesi mund të bie apo të rritet. Por që ka sjellë revolucion në mënyrën si transferohen aset me “Blockchain” nuk mohohet.

Gent Beqiri: Do kenë një ridimensionim si pasojë e emetimit të monedhave nga vende të ndryshme. Kina e ka nisur nëpërmjet bizneseve. Një monedhe prodhohet dhe zëvendëson paranë cash dhe lëviz më shpejt. Është një proces që do vijë gradualisht. 

Monedhat digjitale sot në Shqipëri janë realitet shumica e tyre prodhohen këtu. Duke qenë se është një realitet i cili nuk mund të ndalohet dhe nuk mund të kthehet pas Shqipëria duhet të ketë një strategji se si duhet rregulluar të paktën industria e prodhimit për ta kthyer atë në një të mirë për Shqipërinë dhe kryesisht të rinjtë të cilët merren më këtë. Ndërsa përdorimi i saj në ekonomi do të dojë  edhe disa kohë pavarësisht se Shqipëria është ndër vendet e para në europë që miratoi një ligj për kriptovalutat. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!