Avokatura e Shtetit pranon humbjen me Bechettin

schedule17:34 - 8 Qershor, 2021

schedule 17:34 - 8 Qershor, 2021

Shteti shqiptar ka pranuar për herë të parë se e ka humbur gjyqin ndërkombëtar me biznesmenin Francesko Beketi. Avokatja e Shtetit tha përpara komisionit të ligjeve se kjo faturë prej 630 milionë eurosh përbën një shqetësim, por beteja me italianin   vazhdon vetëm në gjykatat shqiptare.

Duke e konsideruar si betejën ligjore më sfiduese të 10 viteve të fundit, Avokatura e Shtetit pranon se e ka humbur përballjen ndërkombëtare me sipërmarrësit italian, Francesko Beketi.

Sipas Enkelejda Enkelejda Muçajt, drejtuese e avokaturës së shtetit, beteja me biznesmenin është vetëm në gjykatat shqiptare.

Muçaj shpjegon edhe reduktimin e faturës që shteti duhet të paguajë për të dëmshpërblyer Beketin.

Kjo kosto për taksa paguesit shqiptar përbën një shqetësim edhe për vetë avokaturën kur analizon punën e saj.

Kjo është hera e parë që një përfaqësues i shtetit ka pranuar humbjen e betejës. Më herët kryeministri dhe ministrat thanë se Beketi nuk do të merrte asnjë lek, dhe se beteja gjyqësore ndërkombëtare vazhdonte. /abcnews.al/