Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Verli për rishkrimin e historisë: Është një proces i vazhdueshëm

schedule18:25 - 8 Qershor, 2021

schedule 18:25 - 8 Qershor, 2021

Drejtuesi i Akademisë së Studimeve Albanologjike Maringlen Verli, në një intervistë për ABC thotë se rishkrimi i historisë është një proces i vazhdueshëm bazuar në dokumente, fakte dhe metodologji të reja. Verli do të pasqyroi historinë e Kosovës mes dy luftërave. E ku padyshim një vëmendje të veçantë zë edhe debati mbi Komitetin “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” , krijuar në vitin 1918 dhe i zhbërë nga Ahmet Zogu.

Rishkrimi i historisë është një domosdoshmëri për drejtuesin e Akademisë së Studimeve Albanologjike Maringlen Verli. Piketat e tri vëllimeve për historinë e shqiptarëve, do të kenë shtrirje të gjerë në kohë dhe hapësirë thekson historiani.

Fakte të reja do këtë kryesisht për periudhën e pas 1945, pasi shumë dokumente janë deklasifikuar, sipas Verlit.

Në këtë rishkrim, historiani Maringlen Verli trajton çështjen e Kosovën mes dy luftërave. E ku padyshim një vëmendje të veçantë zë edhe debati mbi Komitetin “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, krijuar në vitin 1918 dhe zhbërë nga Ahmet Zogu në 1925.

Verli pranon se lobimi për Kosovën nga ana e Shqipërisë  ishte në nivel të ulët, por brenda mundësive që ajo kishte.

Kjo është përpjekja e dytë pas 14 vitesh për të rishkruar historinë e shqiptarëve, pas botimit të 2006  përmbledhur në 4 volume. /abcnews.al/

.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!