Një grup prej katër mikeshash në malin Snowdon të veshura vetëm me të brendshme. Abi Gentle-Spens, Maria Cairns, Lorna Turner dhe Cassie Davey përfunduan sfidën mbresëlënëse në vetëm katër orë e gjysmë.
Pasi arritën majën e malit, ato festuan me shishe birre. Vajzat vendosën të marrin pjesë në provë për të mbledhur para për bamirësi ndaj të sëmurëve mendor.
Megjithëse ishin të frikësuara për të filluar, ato thanë se vendosën ta bënin këtë sfidë. Fillimisht kishin planifikuar të ngjiteshin në mal në Uells vitin e kaluar para se të niste pandemia e koronavirusit./abcnews.al