Klubi fitues i Kupës së Kosovës, Llapi, ka vendosur ta nisë merkaton me blerje nga Shqipëria dhe sot ka njoftuar firmën për 3 vite me Jurgen Peqinin.
22-vjeçari sezonin e shkuar ishte pjesë e Besës së Kavajës dhe shënoi 4 gola në 13 ndeshje si titullar. Në të shkuarën ka luajtur edhe me Elbasanin, Erzenin, Teutën dhe Turbinën.
NJOFTIMI I KLUBIT – Jurgen Peqini nënshkruan kontratë 3 vjeçare me Llapin. Ish-sulmuesi i Besës së Kavajës rrit konkurrencën në repartin ofensiv. Podujevë, 8 qershor 2021 – Skuadra e Llapit ka afruar në radhët e saj sulmuesin e qendrës nga Elbasani, Jurgen Peqini.
22-vjeçari që së fundmi ishte pjesë e Besës së Kavajës ka firmosur kontratë 3 vjeçare dhe është bashkuar në përgatitjet e skuadrës për ndeshjet ndërkombëtare.
Jurgen Peqini, 22 vjeç, i lindur në Elbasan më 24.08.1998, i gjatë 1.88 m është sulmues qendre. Ai së fundmi ishte pjesë e Besës së Kavajës. Karrierën e ka nisur tek skuadra e vendlindjes, Elbasani, për të kaluar më pas tek Teuta. Karrierë ka bërë edhe tek Turbina. /abcnews.al