Berat Gjimshiti, mbrojtësi i kombëtares, ka folur në prag të ndeshjes me Çekinë. Lojtari i Atalanta do të mbajë shiritin e kapitenit në duelin e nesërm dhe kjo nuk ndodh për herë të parë. Qendërmbrojtësi fillimisht deklaroi:
“Kemi bërë paraqitje pozitive, mund të përmirësohemi edhe më shumë. Jemi në të njëjtin nivel në cilësi. Kanë skuadër cilësore me lojtarë që luajnë në Europë. Vendos trajneri kush do luajë, Çekia ka cilësi në sulm dhe do duhet të japim maksimumin dhe besoj se do ja arrijmë. Duhet të përmirësojmë vetëbesimin në stërvitje, aty fitohet.
Çdo lojtar ka stilin e vet të lojës, por çdokush nga ne ka iniciativën të ndihmojë në sulm. Një aksion nis te mbrojtësit dhe më pas shkon te sulmuesit, nuk është problemi veç te ata. Grinta na jep siguri në fushë, është edhe në venat tona si shqiptar, kështu që japim maksimumin në fushë”, u shpreh Gjimshiti. D.L/ abcnews.al