Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përplasen dy trena në Pakistan, raportohet për 40 viktima 

schedule17:10 - 7 Qershor, 2021

schedule 17:10 - 7 Qershor, 2021

Të paktën 40 persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur në Pakistan, pasi dy trena me pasagjerë janë përplasur.

Një tren që udhëtonte në provincën Sindh ka dalë nga shinat, ndërsa treni tjetër është përplasur me të dhe për pasojë është përmbysur.

Ndërkohë ekipet e shpëtimit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për  tu dhënë ndihmën e parë të plagosurve.

Gjatë viteve të fundit në Pakistan janë shënuar disa aksidente hekurudhore me pasojë vdekje.

Kryeministri Imran Khan, është shprehur i tronditur nga ky aksident, ndërsa paralajmëroi hetim të plotë për zbardhjen e ngjarjes./i.k/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!