“Si nisi e si po shkon”, Kim ritakohet pas më shumë se 1 viti me Ermira Babaliun

schedule16:51 - 7 Qershor, 2021

schedule 16:51 - 7 Qershor, 2021

Ambasadorja amerikane Yuri Kim  është ritakuar pas më shumë se një viti me këngëtaren e njohur shqiptare Ermira Babaliu. Kësaj radhe jo në aeroportin e Frankfurtit, por në Pogradec aty ku ato i kishin premtuar njëra-tjetrës se do të ritakoheshin.

Në një postim në Instagram, diplomatja amerikane tregon se me Ermirën u takua fillimisht ndërsa ndryshonin avionë në aeroportin e Frankfurtit.

“Ia kaluam aq mirë ati pesë minuta se i premtuam njëra-tjetrës se do të takoheshim në Pogradec muajin tjetër,” tregon ambasadorja.

Megjithatë, pandemia si duket ua prishi planet  dhe ato u bënë bashkë pas më shumë se një viti pranë liqenit.

Ambasadorja Kim publikoi edhe një video të Ermira Babaliut duke kënduar posaçërisht për të këngën e njohur “Harroje, harroje”. s.b/abcnews.al/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)