Roland Hysi u bë baba për herë të parë pak ditë më parë. Këngëtari bëri me dije përmes një postimi në rrjete sociale se ai dhe partnerja e tij u bekuan me një djalë, që e kanë pagëzuar me emrin Lukas. Së fundmi, Landi ka publikuar dhe imazhet e para me të birin dhe pse nuk e ka zbuluar portretin e tij.
Ai shfaqet i lumtur pranë të voglit të shtëpisë, ndërsa ka shkruar: Kafe me çerrin.” Lajmi se është bërë baba ishte i papritur për fansat, pasi ai nuk kishte treguar më herët se partnerja e tij ishte në pritje të një fëmije. Partnerja Eva Ago, e cila nuk është një figurë e njohur për publikun shkroi disa fjalë të ëmbla pas ardhjes në jetë të djalit.
“Sot mëngjesi erdhi bashkë me ty Lukas, biri i vogël siç solle dritën këtë mëngjes urojmë për ty jetë të gjatë dhe Zoti të dhuroftë gjithmonë lumturinë e botës që ne të gëzojmë për ty sa herë të kemi frymë. Landi Hysi dhe Lukas Hysi ju kam gjithçka”, shkroi Eva. /abcnews.al