Katër ditë pasi u shemb ka nisur rindërtimi i urës së Darëzezës në Fier. Ura po rindërtohet sërish nga ushtria.
Ajo u shemb në momentin që një kamion i tonazhit të rëndë po kalonte mbi të dhe nuk përballoi dot peshën e rëndë. Kjo solli bllokimin e banorëve dhe ndodhi në prag të sezonit turistik.
Ura që u shemb ishte provizore e ndërtuar gjithashtu nga ushtria pas përmbytjeve që përfshinë zonën. Ndërkohë, ekziston projekti për rindërtimin e mirëfilltë të urës por ende nuk është vënë në zbatim. g.v/abcnews.al