Bayern Munchen siguroi me parametër zero shërbimet e Alexander Nubel verën e vitit të kaluar. Portieri 24-vjeçar është një investim për të ardhmen, pasi nuk mund të garojë për një fanellë titullari me Manuel Neuer për momentin.
Kampionët e Gjermanisë kanë vendosur ta huazojnë për dy vitet e ardhshme, në mënyrë që Nubel të ketë mundësi të përfitojë minuta dhe eksperiencë mes shtyllave.
Për shërbimet e tij ka interes nga Franca. Dy klube të Ligue 1 janë gati t’i dhurojnë një fanellë titullari: kampionët e Lille dhe Monaco, që ka në stol Niko Kovac, ish-trajnerin e Bayern Munchen.
Kicker raporton se bisedimet kanë nisur dhe në fund do të jetë vetë “gardiani” gjerman ai që do të zgjedhë me kë cilën skuadër do të luajë në dy sezonet e ardhshme. /abcnews.al