Dusan Vlahovic ishte një nga surprizat e bukura të sezonit të fundit në Serie A. Sulmuesi i Fiorentinës shënoi 21 gola në kampionat. Vetëm CR7 (29), Lukaku (24) dhe Muriel (22) shënuan më shumë se 21-vjeçari.
Milani tentoi ta afrojë në skuadër, por nuk ia doli të gjejë një akord me klubin nga Firence. Në garë për Vlahovic është futur edhe Juventusi sipas Corriere della Sera.
Max Allegri e pëlqen shumë dhe drejtuesit e “Zonjës” kanë nisur nga puna për të siguruar shërbimet e lojtarit ofensiv, i cili shihet si i duhuri për të luajtur përkrah Moratës në sulm.
40 milion euro duhet të jetë oferta minimale për të nisur bisedimet me Fiorentinën, teksa një opsion tjetër për repartin ofensiv të Juventusit vijon të mbetet Mauro Icardi. /abcnews.al