“Teatri”, nga “veprimtaria prodhuese” në seancë plenare

schedule15:36 - 24 Tetor, 2018

schedule 15:36 - 24 Tetor, 2018

Dekreti i presidentit Meta, që ktheu për herë të dytë në Kuvend ligjin për Teatrin Kombëtar, do të shqyrtohet ditën e enjte në komisionin e veprimtarive prodhuese në orën 9:00 të mëngjesit, për të kaluar më pas në seancë plenare, vetëm një orë më pas. Qëllimin e shprehu vetë kreu i komisionit Eduard Shalsi, gjatë mbledhjes së ditës së mërkurë, për ta zyrtarizuar edhe faqja online e Kuvendit vetëm pak orë më pas.

Rregullorja e Kuvendit parashikon në nenin 27 të saj, pika 5, se në çdo rast, rendi i ditës duhet të jetë bërë publik të paktën 2 ditë përpara datës së caktuar për mbledhjen e komisionit ose seancës plenare. Duket se mazhoranca do të shqyrtojë dekretin, do të përmbledhë raportin dhe do t’ia paraqesë atë seancës plenare për ta futur në rend dite dekretin brenda 60 minutave./abcnews.al