“Bëra hilet e mia”, si nisi lidhja e dashurisë mes Gracianos dhe moderatores

schedule15:32 - 6 Qershor, 2021

schedule 15:32 - 6 Qershor, 2021

Graciano Tagani dhe Argjira Spanca janë çifti më i ri në shoëbizin shqiptar.

Të ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ata rrëfyen gjithçka për lidhjen e tyre të dashurisë, duke nisur me njohjen. Argjira tregoi se në fillim ata ishin miq të mirë, por më pas gjërat kanë marrë tjetër drejtim.

“Kur unë erdha në Tiranë filluam që të flisnim, sepse unë Gracianon e njihja që më herët. Unë dhe Graciano kemi qenë shok shumë të mirë vite më parë, pastaj kur erdha unë në Tiranë për punën, filluam të ndërronim pak stilin dhe filluam të shoqëroheshim pak më shumë se sa dy miq”, tha ajo.

Ndërsa Graciano u shpreh se që në momentin e parë që e ka parë Argjirën ishte i bindur se do ajo do ishte e tij: “Që në momentin e parë që e kam parë kam menduar kjo do jetë e imja, por ishte e vështirë, sepse kjo ishte në Kosovë dhe ishte një lidhje që e dija që nuk do funksiononte dhe i thosha vetes pse torturohesh se kjo gjë nuk do eci. Pastaj thashë kjo është dashuria e vërtetë ti do luftosh, bëra hilet e  mia derisa erdhi këtu ku erdhi”./abcnews.al