Treni i pasagjerëve i linjës Elbasan-Kashar, ka përplasur një automjet tip “Opel” mbi shina. Ngjarja ka ndodhur pranë metalurgjikut në Elbasan. Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit, nje 32-vjeçar, i cili është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Mashinisti 62 vjeç dhe ndihmësi i tij, 58 vjeç, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al
Elbasan/ Treni merr para makinën, në gjendje të rëndë drejtuesi
schedule13:23 - 24 Tetor, 2018
schedule 13:23 - 24 Tetor, 2018