Kapiteni Amir Abrashi: E patëm rastin me Manajn, lodhja ndikoi pjesën e dytë

schedule20:07 - 5 Qershor, 2021

schedule 20:07 - 5 Qershor, 2021

Amir Abrashi mbante shiritin e kapitenit kundër Uellsit. Mesfushori i kombëtares shqiptare bëri një vlerësim të ndeshjes së bërë dhe pjesa e parë merr notë pozitive.

“Ishte një ndeshje e luftuar. Luajtëm mirë pjesën e parë, pastaj u lodhëm dhe nuk e mbanim topin. E humbnim shpejt dhe Uellsi e mbajti. Mundemi dhe duhet të bëjmë më tepër.

E patëm rastin me Manajn. Nuk po e mbanim dot topin. Kemi gjëra të mira në këtë ndeshje dhe gjëra jo të mira, që do t’i përmirësojmë në vazhdim”.

“Duhet të luajmë me një takim dhe të shkojmë përpara. Hapësira kemi pasur, por u lodhëm. Nga pjesa e dytë kemi shumë gjëra për të përmirësuar”, tha Abrashi në Supersport. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!