Një jetë në bujqësi, çifti Baçefski në Pustec: Punojmë për të mbijetuar

schedule13:13 - 5 Qershor, 2021

schedule 13:13 - 5 Qershor, 2021

Edhe pse në moshë të thyer, punën në bujqësi nuk e kanë ndalur asnjëherë.  Ky është çifti i bashkëshortëve Rosina dhe Petro Baçefski, në fshatin lajthizë të Pustecit.

Pjesën më të madhe të kohës e kalojnë duke punuar tokën. Pensioni për ta është i papërfillshëm dhe produktet që prodhojnë vetë përmbushin disi nevojat.

“Punojmë për të ngrënë. Po nuk punove nuk do të hash. Me 100 mijë lekë pension çfarë do të bëj. Paguajmë  ujë, drita dhe nuk kemi të ardhur tjetër”, tregon Rosina Baçefski.

Rosina dhe Petro thonë se uji për vaditje për bujqit është i domosdoshëm, por ankohen se në fshat nuk ka.

“Nuk ka ujë. Kanalin e kanë prishur dhe liqeni ka shteruar shumë”, tregon Petro Baçefski.

Problem për ta është edhe mungesa e mjeteve për të punuar tokës. Petro tregon se para pandemisë shkonte herë pas herë në Maqedoni për punë sezonale, por sot është i trembur prej pandemisë.

“Tani kemi frikë të shkojmë për shkak të pandemisë, pasi thonë që virusi është sëmundje ngjitëse”, tregon më tej ai.

Ky fshat banorë me origjinë maqedonase siguron jetesën vetëm nga puna në bujqësi dhe blegtori./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!