Zjarri në fabrikën e prodhimit të armëve “Sloboda” në Çaçak të Serbisë duket se ka shkaktuar dëme kolosale në linjat e prodhimit të saj, raporton abcnews.al. Mediat lokale raportojnë se për fat të mirë dhe ndërhyrjes së shpejtë të ekipeve të shpëtimit, nuk ka patur të plagosur nga shpërthimi.
Gjatë operacionit të shuarjes së flakëve helikopterët bënë 50 fluturime duke derdhur mbi të 110 000 litra ujë, gjë që uli intensitetin e flakëve, ndërsa një verifikim i plotë i dëmeve pritet të bëhet javën e ardhshme.
Deri më tani nuk dihet shkaku i zjarrit në fabrikë. /abcnews.al