Kombëtarja sfidon sot Uellsin, si do rreshtohet skuadra e Edy Rejas

schedule09:55 - 5 Qershor, 2021

schedule 09:55 - 5 Qershor, 2021

Kombëtarja kthehet sot në fushë dhe luan një ndeshje miqësore ndaj Uellsit në Kardif në orën 18:00, me Rejën, që mes mungesash do provojë të kualidojë lojën e bardheblutë për të qenë gati për ndeshjet e shtatorit, kur nisin kualifikueset për Botërorin 2022.

Nga Uellsi, Reja u shpreh dje se e ka gati formacionin për ndeshjen e nesërme dhe pritet që të mos i ndahet formacionit 3-5-2. Në portë, në mungesë të Berishës e Strakoshës, do shohim Gentian Selmanin. Mbrojtja është me më të mirët.

Kumbulla, Gjimshiti e Ismajli qëndrojnë para ish-gardianit të Laçit. Mesfusha do jetë me 5, me dy “raketa” në krahë: Doka dhe Lenjani. Ndërkohë treshja e qendrës pritet të përbëhet nga Abrashi, Çekiçi dhe Bare. Balaj e Manaj do përbëjnë repartin e sulmit.

SHQIPËRIA: Selmani; Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti; Doka, Abrashi, Çekiçi, Bare, Lenjani; Balaj, Manaj. Trajner: Edy Reja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!