Padia ndaj Sekretarit Amerikan, Berisha: Avokati është i shtrenjtë dhe do e paguaj unë

schedule22:22 - 4 Qershor, 2021

schedule 22:22 - 4 Qershor, 2021

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se avokati, Jean-Yves Le Borgne që do ta përfaqësojë në gjykatën e Parisit për padinë ndaj Sekretarit të Shtetit, Anthony Blinken do të paguhet nga vetë ai.

Në studion  e “Zonë e Lirë”, Berisha tha se avokati është i shtrenjtë dhe do të paguhet prej tij, ndërsa shtoi se ende nuk e kanë bërë kontratën e pagesës. Ish-kryeministri tha se nëse avokati do të jetë dakord do ta bëjë publike shumën.

“Ai është avokat shumë i shtrenjtë dhe do ta paguaj Sali Berisha. Do të jetë kontribut i përbashkët. Nuk kemi bërë kontratë. Po që se avokati thotë po unë e bëj publike. Do ta deklaroj. Edhe unë jam i detyruar ta deklaroj,” tha Berisha.

I pyetur nëse është Lulzim Basha i gëzuar në këtë histori, pasi mund të ndihet më i çliruar në parti, Berisha e mohoi në  mënyrë kategorike.”Në mënyrë absolute nuk kam asnjë aludim. Zero. Fatmirësisht ishte  tha edhe zëdhënësi amerikan që janë raportet e qeverisë dhe Soros me të cilin unë kam denoncuar publikisht më shumë se kushdo tjetër, janë dokumente”. g.v/abcnews.al