NATO: KFOR-i do të qëndrojë në Kosovë për aq kohë sa është e nevojshme

schedule16:25 - 4 Qershor, 2021

schedule 16:25 - 4 Qershor, 2021

Ndihmës Sekretarja e Përgjithshëm e NATO-s për Diplomacinë Publike, Baiba Braze  ka deklaruar se KFOR do të qëndrojë në Kosovë për aq kohë sa është e nevojshme.

Braze në fjalën e saj ka theksuar se misioni i KFOR-it do të mbetet në Kosovë dhe do të veprojë në përputhje me dispozitat e Këshillit të Sigurimit të KB 1244, duke garantuar një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Kjo do të jetë rasti për aq kohë sa do të jetë e nevojshme, theksoi ajo në një video-fjalim në konferencën “Serbia dhe NATO – Partneriteti për të Ardhmen”, organizuar nga Këshilli i Politikës Strategjike, në bashkëpunim me Ambasadën e Bullgarisë, si një vend kontakti për Marrëdhëniet Serbi-NATO duke kujtuar deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë një takimi me Presidentin Serb Aleksandar Vuçiç.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se  NATO mbështet plotësisht dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, nën kujdesin e BE-së.

Ajo vuri në dukje se NATO ka qenë gjithmonë e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!