I famshëm për zërin e tij të qetë dhe të thellë, dhe repertorin për një “dëgjim të lehtë”, Rey Cordeiro 96 vjec, mban rekordin Guinness si DJ me jetëgjatë në botë dhe në karrierën e tij të gjatë në radio ka fituar shumë dëgjues besnikë.
Këta të fundit nuk humbisnin “Gjatë gjithë rrugës me Rein” emision radiofonik që u transmetua për herë të parë në vitin 1970 e deri në muajin maj të këtij viti, kur ai vendosi të tërhiqet. Ai u shpreh se kishte folur gjithë jetën për muzikën dhe nuk kishte menduar se do të plakej dikur. I lindur në Hong Kong në vitin 1924, ai është një legjendë atje, ndërsa familja e tij është me origjinë portugeze.
Pasi punoi në rini si roje në burg dhe më pas nëpunës banke, ai vendosi të ndjekë dashurinë për muzikën duke gjetur punë në një radio në Hong Kong. Në vitin 1964 gjatë një kursi në studiot e BBC në Londër, Rei, përfitoi nga rasti t’i merrte një intervistë yjeve të momentit, Beatles. Ai i ritakoi sërish djemtë e grupit në Hong Kong dhe tashmë ishte DJ më i famshëm në qytet.
Ai arriti të intervistonte dhe yje ndërkombëtare të tjera si Elton John dhe Toni Bennet. Rei ka marrë nga mbretëresha Elizabetë – medaljen e perandorisë britanike për merita të jashtëzakonshme ndaj komunitetit./abcnews.al