Disiplina përjashton Apoloninë e femrave, pezullime tek inferiorët dhe moshat

schedule11:44 - 4 Qershor, 2021

schedule 11:44 - 4 Qershor, 2021

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës është mbledhur ditën e sotme dhe ka marrë disa vendime për moshat dhe ligat inferiore, sikurse edhe për finalen e Kupës së Shqipërisë në futbollin e femrave. Apolonia, që nuk u paraqit në finale ndaj Vllaznisë, është përjashtuar nga ky kompeticion.

VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINËS DHE ETIKËS

Lojtari i KF Sopoti, Vilson Mziu, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FK Tërbuni, Izmirald Osmani, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KS Korabi U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi A, kundër Akademia AAS U-19, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

KF Turbina U-19, për shkak të dështimit në zhvillimin e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi C, kundër FK Tomori U-19, në bazë të neneve 30/1 dhe 30/4/a të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3.

Lojtari i Tirana B U-19, Edjon Gjashta, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Vora U-19, Elio Sulaj, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KS Kastrioti U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17 – Grupi A, kundër Studenti U-17, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

Zyrtari i A.F.Bajrami U-17, Kastriot Peqini, për protestë ndaj vendimit të arbitrit, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Durrësi 04 U-17, Kaimak Druga, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Apolonia – Femra, për braktisjen e ndeshjes finale të vlefshme për Kupën e Shqipërisë Femra, kundër Vllaznia – Femra, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Në bazë të nenit 32.2 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, përjashtohet nga gara në sezonin pasardhës dhe dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/d të KDS, gjoba të aplikohet në masën 5%.