Biden dhe mbretëresha britanike takohen javën e ardhshme

schedule15:48 - 3 Qershor, 2021

schedule 15:48 - 3 Qershor, 2021

Mbretëresha britanike Elizabeta II  pritet që javën e ardhshme të takohet me presidentin amerikan Joe Biden dhe zonjën e Parë Jill Biden.

Mediat e huaja bëjnë me dije se takimi do të zhvillohet me 13 qershor në Kështjellën Windsor pas mbarimit të takimeve të Bidenit në kuadër të samitit të liderëve të shtatë shteteve më të industrializuara (G7).

Biden do të bëhet presidenti i 12-të amerikan që takon Mbretëreshën britanike. Elizabaeta II, 95-vjeçare është takuar me presidentin e parë në detyrë sa ka qenë princeshë më 1951, dhe që atëherë ka takuar të gjithë liderët amerikanë gjatë 69 vjetëve të saj në fron, përveç Lyndon B Johnson.

Përndryshe organizimi i samitit G7 në Kornuall do të shënojë pjesëmarrjen e parë me prezencë të Bidenit prej kur është bërë president./abcnews.al