Një moment emocionues është publikuar në internet, momenti kur një 3 vjeçar ka parë për herë të parë prindërit e tij.
Mediat e huaja bëjnë me dije se vogëlush i sëmurë, gëzohet shumë kur i vendosen një palë syze të veçanta dhe i sheh për herë të parë fytyrat e prindërve.
Fëmija trevjeçar, Jaxon Emberton, i cili është lindur me një çrregullim kromozomal të njohur si Sindromi DiGeorge, buzëqeshi kur iu vendosën syzet në spitalin “Fëmijët e Alabamas” në Birmingham të Shteteve të Bashkuara.
Prindërit e tij thanë se fillimisht nuk mund të besonin që i biri i tyre ka problem me sytë derisa mjeku i këshilloi për një palë syze për të cilat vogëlushi kishte nevojë.
“Buzëqeshja e tij ka prekur zemrat e shumë njerëzve në rrjetet sociale. Më kujtohet kur e shikova videon mëngjesin e ardhshëm dhe pashë sa shikime janë bërë dhe ne mbetën të habitur”, tha babai i fëmijës./abcnews.al