Dubain apo Durrësin? Kë do të zgjidhte “Ligjërisht Bjonde” për pushimet në çift: Bearti përdori Tean

schedule10:55 - 3 Qershor, 2021

schedule 10:55 - 3 Qershor, 2021

Blogerja Erida Baxha e njohur si “Ligjërisht Bjonde” ka qenë e ftuar ditën e sotme në “Abc e Mëngjesit”, ku ka folur për materializmin në marrëdhënien në çift.

Ajo është shprehur se paga e saj duhet të jetë e saj, ndërsa e partnerit ta ndajnë së bashku.

“Ka shumë meshkuj që kur lidhen me një vajzë bëjnë rolin nuk kam makinë, para. Bëjnë rolin e Bukurës dhe Bishës, vap e njohu ajo dhe u kthye menjëherë.

Unë te vetja ime dua që paga ime të jetë e imja dhe paga e tij të jetë e jona. Ka ngelur akoma që mashkulli është shtylla ekonomike e familjes, pavarësisht se gjërat kanë ndryshuar”.

E pyetur nga moderatori Alban Musa, nëse do të preferonte që një djalë ta çonte me pushime në Durrës apo në Dubai, ajo u përgjigjë se me këtë të fundit do të ndihej e ofenduar.

“Unë mendoj që duhet ta vendosim të dy, nëse ai më çon direkt në Dubai unë do të ofendohesha se po më lë të kuptojë se do të më joshi me gjëra të shtrenjta.

Uën mendoj të vij shkallë shkallë. Ai fillimisht duhet të më çoj në Tiranë, në Durrës dhe pastaj në Dubai”.

Më tej, blogerja ka marrë shembullin e ish-çiftit të “Përputhen” Tea dhe Beartin, duke akuzuar këtë të fundit se përfitoi nga figura e femrës.

“Rasti i Teas që ishte vajza më e përlqyer në “Përputhen”, më e përfolur dhe më e vlerësuar e emisionit. Për shembull lidhja e Teas dhe Beartit, në fillim  u kryqëzua Tea sikur donte Beartin për gjërat material bizneset që kishte familja e tij, kur në fakt bizneset e tij nuk dëgjoheshin hiç gjëkundi. Ai ka shfrytëzuar le të themi figurën e Teas për të rritur folloëersat e tij, për të bërë motrën blogere apo për rritur açountin e tij në ‘Only fans” ku shikohen videotme pagesë”./abcnews.al