Florian Marku ka nisur stërvitjen të jetë gati për ndeshjen e madhe. Boksieri shqiptar do të luajë për titull, por nuk zbulon shumë detaje.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Marku tregon për një duel me 12 raunde dhe publik, mjaftueshëm që tifozët e boksierit të presin me padurim ndeshjen.
“Përshëndetje të gjithëve. Kemi lajme të mira! Përgatitja ka filluar, ndeshja e radhës do jetë për Titull, 12 raunde me publik. Për kundërshtarin dhe datën do ju lajmëroj ditët në vazhdim!LETS GOOOO”, shkruan Marku në rrjetet sociale. /abcnews.al