Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme është pritur në një darkë pune nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.
Në takim është biseduar për marrëdhëniet dypalëshe dhe rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Kreu i ekzekutivit shqiptar u shpreh pasditen e sotme se vizita dyditore në Turqi po zhvillohet për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit dypalësh mes ministrive dhe kontaktet e organizuara me investitorë në teknologji digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji, transport.
Gjatë vizitës Edi Rama shoqërohet nga disa ministra ta kabinetit qeveritar./db/Abcnews.al