Ylli i “Pussycat Dolls” bëhet nënë për herë të parë

schedule17:47 - 2 Qershor, 2021

schedule 17:47 - 2 Qershor, 2021

Jessica Sutta ka sjellë në jetë një djalë. Ylli i “Pussycat Dolls” dhe burri i saj Mikey Marquart kanë zbuluar se mirëpritën fëmijën e tyre të parë më 25 Maj. Një burim ka bërë me dije për “Entertainment Tonight” se ata e pagëzuan djalin me emrin Michael Jesse.

Jessica Sutta Foshnja Pic 2

Jessica, e cila u martua me Mikey në 2019-ën, konfirmoi se priste një fëmijë në mars të këtij viti. “Unë gjithmonë kam dashur të jem një mami. më në fund jam në gjendje ta them. Ka qenë kaq emocionuese dhe është një ëndërr e vërtetë.”, tha ajo më parë.

Pussycat Dolls star Jessica Sutta gives birth to a baby boy | People |  theindependent.com

Këngëtarja 39-vjeçare gjithashtu zbuloi në atë kohë që tashmë e kishte quajtur fëmijën e saj MJ. Ajo shtoi: “Unë kam një djalë të vogël me emrin MJ. Thjesht ka qenë një udhëtim i pabesueshëm. Çfarë dhuratë e bukur që më dha 2020-ta”. /abcnews.al