Një kampion bote me valixhet gati, Barcelona i kërkon të largohet

schedule12:12 - 2 Qershor, 2021

schedule 12:12 - 2 Qershor, 2021

Barcelona është klubi më aktiv në merkato gjatë ditëve të fundit. Presidenti Joan Laporta i ka pasur idetë e qarta prej kohësh dhe dëshiron të mbyllë llogaritë me formimin e ekipit, para se të nisin Kampionati Europian dhe Copa America.

Nga raportimet e fundit mësohet se Samuel Umtiti do të largohet nga Barcelona këtë verë, megjithëse jo me dëshirën e tij. Francezi vazhdimisht ka shprehur dëshirën të qëndrojë te Barcelona, por klubi tashmë ka vendosur përfundimisht për të ardhmen e tij.

Drejtuesit katalanas duan të heqin dorë nga paga prej 12 milionë eurosh bruto e kampionit të Botës dhe i janë shprehur Umtiti se duan ta transferojnë diku tjetër, qoftë edhe në formë huazimi. Në këto kushte Umtiti nuk ka shumë zgjidhje dhe do duhet të pajtohet me dëshirën e klubit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!