Mbyllet “Covid 2”, “Shefqet Ndroqi” do t’i rikthehet funksionit si Sanatorium

schedule11:22 - 2 Qershor, 2021

schedule 11:22 - 2 Qershor, 2021

Teksa situata me covid-19 në vendin tonë vijon të përmirësohet, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që të mbyllë spitalin Covid -2. Tanimë “Shefqet Ndroqi” pritet që në ditët në vijim t’i kthehet normalitetit duke shërbyer si Sanatorium.

Aktualisht në këtë spital ka 17 pacientë të prekur me Covid-19, ndërsa pas dezinfektimit të ambienteve pritet që në Sanatorium të shtrohen pacientët me probleme me mushkëritë.

Kujtojmë se Covid 2 , u hap më 29 mars të vitit të kaluar./abcnews.al/