“Për të mësuar rezultatin e zgjedhjeve”, Enkel Demi: Politikanët më të lartë të vendit shkuan tek një fallxhore

schedule11:29 - 2 Qershor, 2021

schedule 11:29 - 2 Qershor, 2021

Eksperti i profilizimit kriminalistik Ervin Karamuça, i ftuar sot në “Abc e Mëngjesit” tregoi sesi grupe okulte, satanike janë duke vepruar në vendin tonë të pa shqetësuar.

Duke përfituar nga mungesa e informacionit, si nga qytetarët ashtu edhe nga grupet hetimore, eksperti u shpreh i shqetësuar se të rinj të vetmuar dhe në gjendje jo të  mirë ekonomike po shënjestrohen dhe po bëhen viktima të tyre.

Ervin Karamuça kërkoi vëmendjen e shtetit për këtë situatë sa delikate ashtu edhe të rrezikshme, por duke mos e kursyer ironinë, gazetari Enkel Demi tha se gjatë fushatës elektorale, një fallxhore në Tiranë është frekuentuar nga politikanët më të lartë të vendit.

Duke marrë këtë rast si shembull, Demi ngre pyetjen sesi mund të presim nga kjo klasë politike që të dalë një produkt që të luftojë shoqërinë okulte.

“Ata lart… Ndoshta nuk e dini, mund të duket edhe komike. Por, gjatë fushatës elektorale, në Tiranë është frekuentuar një fallxhore nga politikanët më të lartë të këtij vendi. Që shkonin lexonin fatin tek ajo. Tani, si mund të pretendojmë ne që nga kjo klasë politike të na dalë një produkt që të luftojë shoqërinë okulte.”

Kurse, eksperti Karamuça nuk e përjashtoi mundësinë që e dhe vetë politikanët të bien viktima të këtyre grupeve.

“Politikanët mund t’i shikojmë si të avantazhuar, por mund të bien edhe viktima sepse ushqehen në mënyrë spirituale, kur vjen puna humbin, dhe i marrin lekët mbrapsht asaj fallxhores…” sb/abcnews.al/