Vrasja e biznesmenit në Tepelenë, shoqërohet një person

schedule09:34 - 2 Qershor, 2021

schedule 09:34 - 2 Qershor, 2021

Një person është shoqëruar në polici për vrasjen e biznesmenit Çajup Selimi , i cili u ekzekutua mbrëmjen e kaluar në Tepelenë.

Lexo edhe: PAMJET/ Biznesmeni në Tepelenë u vra në derë të shtëpisë, policia “blindon” pallatin

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur momentin kur viktima ishte duke u futur në apartamentin ku ai banonte.

Ndërsa për autorët dyshohet se kanë qenë dy persona, të cilët pasi kanë qëlluar janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Lexo edhe: Çajup Selimi u ekzekutua në hyrje të pallatit, flasin fqinjët e biznesmenit: U tronditëm, ishte punëtor

Selimi ishte pronar i një dyqani rrobash në Tepelenë. Ndërkohë këtë të mërkurë fqinjët e viktimës thanë për Abcnews.al se Çajup Selimi ishte njëri i rregullt dhe punëtor.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!