Të shtunën, Alban Ramosaj u shpall fitues i edicionit të 22-të të “Kënga Magjike”. Kënga “Thikat e mia” arriti të merrte votat e publikut, artistëve dhe jurisë duke fituar përballë Flori Mumajesit dhe Klajdi Harunit si dhe artisten nga Gjeorgjia, Nusta të cilët u renditën në vendin e dytë dhe të tretë.
Pas fitores, Albani rrëfeu mes lotësh se këtë çmim ia dedikonte nënës së tij. “Nuk kam fjalë, faleminderit të gjithëve, ndihem më i vlerësuar se kurrë. Falenderoj bashkëpunëtorët dhe të gjithë që më kanë votuar. Por dikë dua të falenderoj më shumë. Mami, kjo është për ty.”, tha Ramosaj.
Ndërsa kanë kaluar pak ditë nga përfundimi i spektaklit, Albani ka treguar se është ende i emocionuar nga fitorja. Ai ka publikuar një fotografi në rrjete sociale ku shihet të ëmën dhe motrën, Beatrixin. “O mam, e fitova! Familja e para”, shkruan ai. /abcnews.al