Në festën e 1 Qershorit, Institucioni i Avokatit të Popullit dhe Komisionerja e Seksionit Mbrojtës dhe Promovimit të të Drejtave të Fëmijëve bëjnë apel për më shumë vëmendje ndaj tyre dhe për të respektuar të drejtat e tyre.
“Fëmijët janë investimi më i rëndësishëm i një shoqërie, përtej çdo aspirate e kalkulimi politik, ekonomik a gjithçka tjetër. Një jetë më e mirë për fëmijët tanë duhet të shndërrohet në kredon e kujtdo që sot ka pushtet vendimmarrës, ekonomik apo politik në këtë vend.
Lexo edhe: Festa e 1 qershorit, Rama: Gëzuar ditën e fëmijëve, Shqipëria e ardhmja jonë
Dhuna e abuzimi ndaj fëmijëve sikurse dëshmohet edhe në raportet e organizatave ndërkombëtare e po ashtu edhe në ato të Avokatit të Popullit, mbetet një shqetësim i cili duhet të adresohet me seriozitet e vendosmëri”, shkruhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të rrjetit social “Facebook”.
Gjithashtu theksohet se dhuna e abuzimi ndaj fëmijëve është ende fenomen shqetësues dhe se duhet të trajtohet me seriozitet.
Njoftimi i plotë:
Avokati i Popullit dhe Komisionerja e Seksionit të Mbrojtjes dhe Promovimit të të drejtave të fëmijëve urojnë me rastin e 1 Qershorit
Me rastin e 1 Qershorit, ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Avokati i Popullit dhe Komisionerja e Seksionit të Mbrojtjes dhe Promovimit të të drejtave të Fëmijëve, bëjnë thirrje për rritjen e vëmendjes ndaj fëmijëve dhe të drejtave të tyre në Shqipëri.
Fëmijët janë investimi më i rëndësishëm i një shoqërie, përtej çdo aspirate e kalkulimi politik, ekonomik a gjithçka tjetër. Një jetë më e mirë për fëmijët tanë duhet të shndërrohet në kredon e kujtdo që sot ka pushtet vendimmarrës, ekonomik apo politik në këtë vend.
Dhuna e abuzimi ndaj fëmijëve sikurse dëshmohet edhe në raportet e organizatave ndërkombëtare e po ashtu edhe në ato të Avokatit të Popullit, mbetet një shqetësim i cili duhet të adresohet me seriozitet e vendosmëri.
Një shoqëri ku deri edhe fëmijët janë objekte dhune, abuzimi e keqtrajtimi, sikundër kemi qenë dëshmitarë shpesh këto vite e muaj, është sinjal për një keqfunksionim të thellë e serioz që duhet të riparohet me çdo mjet e çdo kosto.
Avokati i Popullit do të jetë përherë përkrahës i ndryshimit rrënjësor të mjedisit jetësor ku rriten sot fëmijët e po ashtu do të nxisë e shtyjë përpara çdo nismë që mëton përmirësimin e asaj çka i pret fëmijët e së ardhmes.
Gëzuar pra 1 Qershorin të gjithëve, fëmijëve të sotëm e atyre të djeshëm!
/abcnews.al/