Një ish-ushtarak i kërkuar nga autoritetet në Francën jugperëndimore, u arrestua pasi u plagos rëndë gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e policisë.
Ish-ushtaraku ishte në kërkim për dhunë në familje, ndërkohë që me qindra xhandarë morën pjesë në operacionin për kapjen e tij, përcjell abcnews.al.
Aksioni u zhvillua në pyjet në zonën Dordon dje. Autori hapi zjarr kundër oficerëve të policisë të cilët iu përgjigjën me të njëjtën mënyrë, duke e lënë të plagosur.
Autoritetet thanë se ai ishte ish-ushtar i armatosur rëndë që besohet se mbante një armë gjahu me rreze të gjatë. Në të njëjtën kohë, u bë e ditur se ai ishte dënuar katër herë në të kaluarën për dhune ndaj partneres së tij, ndërsa ishte liruar kohët e fundit nga burgu.
1,800 banorët e fshatit Le Larned-Saint-Lazare në Dordogne u udhëzuan të qëndronin brenda dhe shkollat u mbyllën ndërsa helikopterët e policisë kërkonin në zonë.
Policia tha se 29-vjeçari shkoi në shtëpinë e ish-partneres së tij rreth mesnatës së të shtunës deri të dielën dhe kërcënoi partnerin e saj të ri.
Forcat speciale, të ndihmuara nga më shumë se 300 xhandarë, qen policie, 7 helikopterë dhe 11 automjete të blinduara, morën pjesë në operacion. g.v/abcnews.al