Eriksen: Ikja e Contes befasi e madhe dhe absurde. E ardhmja? Të shohim ç’ndodh

schedule12:57 - 31 Maj, 2021

schedule 12:57 - 31 Maj, 2021

Antonio Conte dhe Inter vendosën të ndërpresin kontratën para kohe në mënyrë të papritur, pasi italiani riktheu titullin kampion 11 vite nga titulli i fundit. Christian Eriksen, një nga lojtarët që vuajti më shumë nën drejtimin e Contes ka folur për largimin e trajnerit.

Mesfushori tregon se ishte diçka shumë e papritur largimi i tij dhe iu duk absurde sepse vinte pas fitimit të titullit kampion. Eriksen nuk premton qëndrimin te Interi.

“Ikja e Contes ishte një surprizë e madhe. Papritur ai u largua dhe si të gjithë të tjerëve, edhe mua mu duk vendim absurd. Mbi të gjitha ishte diçka shumë e papritur sepse ne sapo kishim fituar titullin kampion. E ardhmja? Nuk e di çfarë do të ndodhë, fillimisht mendoj për Kampionatin Europian.

Nuk e di nëse ikja e Contes është diçka e mirë apo e keqe, por do dëshiroja të hyja më vonë në fushë se të luaja ende para mbrojtjes. Në fillim nuk luajta shumë dhe më pas gjërat ndryshuan. Nuk mendoja se do bëja mirë në gjashtë muajt e fundit, por gjithçka ndryshoi”, u shpreh Eriksen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!