12 raste të reja infektimesh me covid dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit

schedule17:06 - 30 Maj, 2021

schedule 17:06 - 30 Maj, 2021

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë  është shënuar një vdekje si pasojë e covid-19.  Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar nga Prrenjasi, 61 vjeç.

Ndërkohë po gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin janë infektuar 12 persona duke ruajtur kështu trendin e ulët të infektimeve.  Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  5 raste në Tiranë, 3 raste në Berat, 1 rast në Shkodër, Vau Dejës, Elbasan, Sarandë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 42 pacientë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.  Në 24 orët e fundit janë shëruar 93 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,308 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i MSH: 

Janë kryer 2,170 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  5 raste në Tiranë, 3 raste në Berat, 1 rast në Shkodër, Vau Dejës, Elbasan, Sarandë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 42 pacientë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar nga Prrenjasi, 61 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 93 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,308 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (30 Maj 2021)
Raste të reja ditore        12
Të shëruar në 24 orë      93
Të shtruar në spitale      42
Humbje jete në 24 orë   1
Testime ditore                2,170

Testime totale             717,696
Raste pozitive             132,309
Raste të shëruara        129,308
Raste Aktive                  551
Humbje jete                  2,450

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë         237
Korçë            75
Shkodër       67
Vlorë             31
Elbasan        29
Berat             37
Lezhë           25
Gjirokastër   16
Fier                7
Kukës           9
Durrës          14
Dibër          4

/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!