Protestat në Kolumbi, OKB bën thirrje për dialog

schedule14:23 - 30 Maj, 2021

schedule 14:23 - 30 Maj, 2021

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka shprehur shqetësimin në lidhje me protestat e dhunshme në Cali, Kolumbi, që shkaktuan 14 viktima. Ai ka bërë thirrje për dialog dhe një hetim të pavarur.

Ushtria kolumbiane, nën komandën e Presidentit Ivan Duque, vendosi 1.000 trupa dje në Cali, qyteti i tretë më i madh i vendit dhe epiqendra e protestave anti-qeveritare, një ditë pas përplasjeve midis protestuesve, policisë dhe civilëve.

“Është thelbësore që të gjithë ata që mund të jenë përfshirë në këto protesta duke shkaktuar të lënduar edhe viktima, përfshirë zyrtarë, të jenë në qendër të hetimeve të shpejta, efektive, të pavarura, të paanshme dhe transparente dhe të mbajnë përgjegjësi për veprimet  e tyre”, tha Michelle Bachelet, në një njoftim për shtyp.

Ish presidenti kilian u bëri thirrje të gjitha palëve “t’i japin fund të gjitha formave të dhunës, përfshirë vandalizmin”, duke theksuar se vetëm dialogu mund të jetë zgjidhja e duhur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!