Pas zgjidhjes së problemit me portën, Milani tani kërkon të bëjë merkato në sulm dhe ka piketuar një nga lojtarët më në formë të Serie A. Domenico Berardi do jetë objektivi i radhës për kuqezinjtë.
Samu Castillejo do largohet në merkaton e verës dhe 26-vjeçari i Sassuolos është i zgjedhuri për të zëvendësuar spanjollin. Sassuolo kërkon 25 milionë euro për Berardin, por Milani kërkon ta ulë këtë shifër, duke ofruar kartonin e Matteo Gabbia.
Berardi sapo mbylli një sezon të shkëlqyer me Sassolon, duke shënuar plot 17 gola dhe dhuruar 8 asiste në 30 ndeshje në Serie A. Anësori mund të jetë një nga goditjet e mëdha të Milanit këtë sezon. /abcnews.al