Vrasja në ish Bllok/ Arrestohet Redi Popesku, prishi provat

schedule09:00 - 21 Tetor, 2018

schedule 09:00 - 21 Tetor, 2018

Ka përfunduar në prangat e policisë, 40 vjeçari Redi Popesku, në lokalin e të cilit ndodhi përplasja me armë mbrëmjen e 4 tetorit në ish Bllok. Policia e Tiranës konfirmon se Popesku, u arrestua për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.Ai akuzohet se ka fshehur armën e njërit prej pjesëmarrësve në krim.

Redi Popeskut, pronari i lokalit ku ndodhi masakra e ish Bllokut u arrestua dy javë pas ngjarjes, pasi ka fshehur provat dhe ka dhënë dëshmi të rreme.

40-vjeçari u ndalua me vendim gjykate dhe dyshohet se ka fshehur armën e Ervis Martinaj dhe ka penguar hetimin në zbardhjen e të vërtetës  për vrasjen e Fabiol Gaxhas më 4 tetor.

Në lokalin Popeskut mbetën të plagosur edhe Eljo Hato e Ervis Martinaj, ndërsa autor i dyshuar i ngjarjes është komando Merviol Bilo. Përveç ushtarakut Bilo dhe Fabio Alushi, në kërkim janë edhe Ervin Mata, dhe dashura e tij Elvana Gjata. Këngëtarja dyshohet se ka qenë molla e sherrit pasi, viktima Gaxha e kishte ngacmuar disa ditë para se të nodhte krimi në një nga lokalet e natës në Tiranë. Këtë fakt e pohoi edhe në dëshminë e para dhënë oficerëve të policisë Redi Popesku. Ervin Mata dhe Ervis Martinaj ishte takuar sipas deklarimeve të pronarit në lokal “Monopol” për të sqaruar atë konflikt, por situata doli nga kontrolli duke, lënë një të vdekur dhe dy të plagosur. Hetuesit kanë zbuluar se, një pjesë e deklarimeve të Redi Popeskut nuk përputheshim me pamjet filmike që ishin fiksuar nga jashtë dhe brenda hollit të lokalit. Ende nuk është zbuluar se kujt i përket arma e gjetur në lokal, pasi 40- vjeçari Pepesku, fillimisht pohoi se ishte e tij, por ka dyshime se i përket Ervis Martinajt, personi që mbeti plagosur me një plumb në qafë. Pronari sipas dëshmisë së tij dispononte edhe leje për të mbajtur armë, por kjo gjë nuk e ka ndihmuar t’i shpëtojë prangosjes. Pas ngjarjes Geldo Hoti u arrestua në tentative për t’u larguar nga vendi ynë nëpëmjet pikës së Kalimit Kufitar të Kakavijës ndërsa, Ervis Martin është në masë sigurime arrest me burg 30 ditë i shtuar në Spitalin e Burgut dhe me burg paafat është i plagosur tjetër, Eljo Hato.

/abcnews.al