Një 58-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht këtë të shtunë pasi ra nga motorçikleta. Policia e ka identifikuar viktimën me inicialet S.M, ndërsa mësohet se fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë gjatë kohës që po transportohej për në spital.
58-vjeçari punonte si shpërndarës picash, ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në afërsi të fshatit Kallm të Fierit. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj./abcnews.al