Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Prodhimi i drogave, laboratori i Hasit nuk është i vetmi

schedule18:20 - 20 Tetor, 2018

schedule 18:20 - 20 Tetor, 2018

Laboratori i prodhimit të heroinës në Has nuk është i pari i këtij lloji në Shqipëri. Gjatë tre viteve të fundit Policia e Shtetit në bashkëpunim me partnerët ka goditur raste të tjera, ku spikat laboratori i kokainës në Xibrakë.

Laboratori i heroinës në Has nuk është i pari rast i zbulimit të një baze përpunimi dhe prodhimit të drogave të forta në Shqipëri. Në Janar të vitit 2015, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda dhe autoritetet gjermane të drejtësisë zbuluan një laborator të mirëfilltë të prodhimit të kokainës në Xibrakë në aksin Elbasan-Librazhd. Laboratori ishte ngritur në brendi të një kapanoni që ndodhej 50 metra larg rrugës nacionale.

Droga mbërrinte në laborator e tretur në rroba fëmijës dhe më tej, përmes kimikateve dhe një procesi të specializuar ajo ekstraktohej dhe shndërrohej në formën e saj përfundimtare, atë të miellit të bardhë. Për këtë rast u proceduan nëntë persona, mes të cilëve edhe Ermal Hoxha, nipi i diktatorit, Erver Hoxha, si edhe dy shtetas kolumbianë. Por edhe pse ishte nën vëzhgim, Genci Xhixha, i dyshuar i prokurorisë si një nga organizatorët e grupit mundi t’i shpëtojë arrestimit. Të pandehurit e kësaj dosjeje janë shpallur fajtorë me vendim të formës së prerë dhe disa prej tyre e kanë përfunduar dënimin.

Ndërkohë, një tjetër laborator droge u zbulua në Tiranë nga operacioni i koduar “Sintetiku” në Shtator të vitit 2018. Bëhet fjalë për një ambient në kryeqytet të përshtatur si laborator të prodhimit të drogave sintetike. Në 21 Shtator policia arrestoi amerikanin Vincent DeCaro dhe shqiptaro-amerikanin Arbër Isaku, teksa po kalonin pikëkalimin kufitar Shqipëri-Kosovë. Ata u prangosën bazuar në informacionin e përcjellë me letër-porosi nga autoritetet amerikane të drejtësisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!