Lideri historik i PS-së, ish-kryeministri Fatos Nano nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Nano është fiksuar pranë Spitalit Amerikan në Tiranë për arsye shëndetësore.
Abcnews.al ka siguruar pamjet e momentit kur ish-kryeministri me një maskë mbrojtëse kundër koronavirusit zbret nga makina dhe në pamundësi për të ecur në këmbë futet me karrocë brenda ambienteve të spitalit, i shoqëruar nga bashkëshortja Xhoana dhe shoferi.
Nuk dihet gjendja dhe problemet shëndetësore që vuan Fatos Nano./ Abcnews.al