Vaksina e prodhuar nga Pfizer është bërë doza e parë që aprovohet për t’iu injektuar fëmijëve nga mosha 12 deri në 15-vjeç në Bashkimin Evropian. Pfizer mori dritën jeshile nga rregullatori evropian e barnave ndërsa deri më tani vaksinimi për Covid-19 ishte i aprovuar vetëm tek personat mbi 16-vjeç.
Lajmin e bëri të ditur Marco Caveleri, Shefi i Strategjisë së Kërcënimeve Biologjike dhe Vaksinave Shëndetësore, shkruan abcnews.al
Vaksina në fjalë ishte tashmë e autorizuar për t’u përdorur tek persona mbi 16 vjeç, por të dhënat e reja tregojnë se medikamenti është i sigurt edhe për moshat nga 12 në 15 vjeç.
BE nuk është fuqia e parë e madhe perëndimore që lejon të rinjtë e kësaj moshe të vaksinohen. Në fillim të këtij muaji, Shtetet e Bashkuara miratuan Pfizer / BioNTech për përdorim emergjent në fëmijët nga 12 deri në 15 vjeç, ndërsa rregullatori i barnave në vend bëri të ditur se përfitimet nga marrja e dozës janë më të mëdha se rreziqet e mundshme. sb/abcnews.al/